Britania e Madhe është e përgatitur të ndalojë emigracionin grek. Kryeministri i Britanisë, David Cameron ka deklaruar sot para deputetëve se do të forcohen masat në lidhje me kontrollin e kufijve nëse Greqia del nga euro.


“Jemi të përgatitur të ndalojmë emigracionin grek. Kontroll të rreptë kufijve, nëse Greqia del nga euro. Të shfrytëzohen hapësirat ligjore kundër emigracionit”, tha ai, duke shtuar se Britania ka plan rezervë për çdo mundësi.


(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: