Ambasadori i Izraelit në OKB ka deklaruar se çështja në Gaza nuk është mungesa e ndihmave, por rrëmbimi i tyre nga Hamasi.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit 30 ditë kohë për të rritur fluksin e ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza ose rrezikojnë të humbasin mbështetjen ushtarake.

Tema është pikë diskutimi e mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, të mbajtur me kërkesë të Britanisë së Madhe, Francës dhe Algjerisë.

Izraeli “mbetet i përkushtuar të punojë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që ndihma të arrijë tek ata që kanë nevojë” në Gaza, tha Danny Danon përpara takimit të OKB-së.

“Problemi në Gaza nuk është mungesa e ndihmës. Problemi është Hamasi, i cili rrëmben ndihmën – duke vjedhur, ruajtur dhe shitur për të ushqyer makinën e tyre terroriste, ndërkohë që civilët vuajnë.”

Hamasi ka mohuar vazhdimisht akuzat izraelite se po vjedh ndihmat dhe thotë se Izraeli është fajtor për mungesat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb