TIRANE

Deputetja socialiste, Evis Kushi, iu ka bërë thirrje liderëve të opozitës të ndërgjegjësohen dhe të heqin dorë nga protestat e dhunshme. Gjatë fjalës së saj në Parlament, deputetja Kushi deklaroi se protestat e dhunshme po dëmtojnë ekonominë e vendit, duke shtuar se nëse ato vazhdojnë, bizneset do të falimentojnë.

“Dhuna është mjet i njerëzve të dobët. Edhe opozita po mundohet të fitojë përmes dhunës. Edhe Parisi pati humbje të thella në turizëm. Ne nuk mund të krahasohemi me Francën, ne kemi një ekonomi të brishtë.

Nëse protestat e dhunshme do të vazhdojnë, ne do të përkeqësohemi, bizneset mund të falimentojnë dhe qytetarët do të humbasin. Liderët e opozitës duhet të ndërgjegjësohen, të pranojnë sa më shpejt ftesën për dialog”, tha Kushi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb