BRUKSEL

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me një shtyrje të mundshme të vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë, e ndikuar kjo nga kriza politike në vend, për të cilën tha se vendimi i KE është i qartë.

“Vlerësimi dhe rekomandimi nga Komisioni Europian është i qartë: Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. Ju folët për krizë politike, por cili vend nuk ka, apo nuk ka pasur, krizë politike? Sa herë që kemi qenë në Shqipëri gjithmonë ka pasur trazira politike, sikurse edhe në vende të tjera. Por vlerësimi ynë nuk është asnjëherë politik, por teknik.

Kemi parë që Shqipëria ka bërë pjesën e saj, veçanërisht me vetting-un dhe Reformën në Drejtësi, kështu që rekomandimi është i qartë, Shqipëria është gati për nisjen e negociatave për anëtarësim” – u shpreh Mogherini

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb