Ilir Meta, Presidenti i PL-së,e konsideron të shpikur krizën në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa në një postim në rrjet thekson se kjo është një luftë e brendshme mes fraksioneve të Rilindjes.
Nga qelia ku ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së, pas arrestimit me urdhër të SPAK, Meta thekson se e gjithë kjo krizë e shpikur synon vendosjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese për interesat dhe përfitimet e pista, por edhe në përmbushje të qëllimit të Edi Ramës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese 9-0 vitin e ardhshëm si vijim i skenarit të dështuar të betimit tek Lana që u asgjesua në atë kohë nga unë, si President i Republikës.
Postimi nga Ilir Meta
Kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon NarkoRepublikën që ka zaptuar zyrat e shtetit dhe qeveris sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve.
Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë te thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetem në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga Edi Rama dhe përkrahjes, që i është dhënë kësaj drejtësie nga Narkodiplomatë të caktuar.
Prej vitesh u bllokua KED sepse nuk dilnin goglat si i kërkonte Edi Rama për ta rrëmbyer me çdo kusht e çdo mjet.
Gjyqtari përgjegjës për falsifikimet u amnistua nga SPAK, gjoja për mungesë pasojash, sepse bllokimi për vite i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte problem dhe nuk kishte pasoja sipas për SPAK-ut të Edi Ramës.
Ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme te fraksioneve të “Rilindjes” brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre të pista, por edhe në përmbushje të qëllimit të Edi Ramës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese 9-0 vitin e ardhshëm si vijim i skenarit të dështuar të betimit tek Lana që u asgjesua në atë kohë nga unë, si President i Republikës.
Zgjidhja e kësaj krize të stisur nuk vjen përmes Gjykatës Kushtetuese, por vetëm nga respektimi i nenit 2 të Kushtetutës “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”.
Ndaj vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t’i shkurtuar ditët Narkoregjimit që mbahet në këmbë nga Narkodrejtësia.