TIRANË

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa pohoi se Shqipëria po shkon drejt një procesi votimesh tërësisht të njëanshme. Ai shtoi se ky proces është i dëmshëm për vendin dhe perspektivën e tij. Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” , Çipa tha se përgjegjëse për situatën e krijuar janë të gjitha partitë politike pa asnjë përjashtim.


“Kjo është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e klasës politike, pa përjashtim. Nuk po shkojmë në një proces zgjedhjesh, por po shkojmë në një proces votimi të njëanshëm. Nuk mund ta pranojmë këtë”-tha ai.


(n.m/BalkanWeb)