TIRANË

Presidenti i vendit vijon takimet me përfaqësuesit e opozitës. Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, kreu i shtetit ka pritur në këto momente ish-kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.


Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka konfirmuar takimin me Petrit Vasilin, ndërsa përcjellë mesazhin e fortë në “Facebook” se palët politike duhet të sillen me përgjegjshmëri.


“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.”-shkruan  Meta.


(n.m/BalkanWeb)