TIRANË

Vincent Van Gerven Oei një analist nga Holanda, njohës i mirë i politikës shqiptare, që flet rrjedhshëm gjuhën shqipe ka komentuar situatën në vend dhe procesin e 30 qershorit.
Në “A show” në News24, analisti gjysme holandez e gjysmë kinez e cilësoi procesin e së dielës një ngjarje që nuk ekziston.

“Një non ngjarje, një ngjarje që nuk ekziston. Kam përdorur atë moment për të rikthyer disa analiza që kam bërë unë. Se si kemi arritur në këtë pikë. Kishte nevojë për një thellim të debatit dhe në arenën dnërkombëtare”, tha Vincent Van Gerven Oei.

I pyetur nëse ka ndryshuar diçka nga sot pas këtyre votimeve, analisti i njohur thotë ‘hiç’.
“Hiç, nuk ka ndryshuar asgjë në situatën politike. Akoma ka dy parti që janë ballë për ballë”, thotë ai.

Vincent Van Gerven Oei thekson se “Jemi në një vend monopartiak dhe ajo parti do të ketë përgjegjësi për gjithçka ndodh në këtë vend”.
“Opozita ka problemin se nuk ka asnjë pushtet. Ajo mund të ketë shpresë të ndryshojë çik retorikën që ekziston në mediat ndërkombëtare për Shqipërinë. Kjo varet nga vizionet dhe planet që besoj do të prezantojnë”, deklaroi analisti.

Zgjedhjet i cilëson një farsë, duke kujtuar ato të vitit 1996, Vincent Van Gerven Oei thotë se atëherë ka pasur një rrëzim total të vendit por se shpreson se këtë herë nuk do të ndodhë.
“Hera e parë si tragjedi, hera e dytë si farsë. Jemi mësuar, e kemi parë. Ka pasur një rrëzim total të vendi, shpresoj që kjo nuk do të ndodhë këtë herë. Vetëm mund të bëjmë shaka. Jemi në një situatë shumë tragjike dhe pa rrugëdalje besoj”, shprehet ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb