TIRANE

“Një njeri mban peng vendin” Basha: Koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut e t’i ktheje mandatin popullit

“Është koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqëdonisë së Veriut  e t’i ktheje mandatin popullit”- kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha në deklaratën për mediat nga selia e PD.

“Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.
Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund.

Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.

Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.  Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj.

Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.Basha tha se në Europë shkohet duke ndërtuar standardet europiane, gjë e cila sipas tij nuk i intereson kreut të qeverisë.” perfundoi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb