TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar edhe me kreun e Partisë Drejtësi Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi për krizën politike dhe datën e re të zgjedhjeve.

Pjesë të këtij takimi i ka zbardhur vetë Kreu i Shtetit në një status në “Facebook”.

Meta thotë se Kushtetuta i jep të drejtën për datën e zgjedhjeve vetëm Presidentit duke ftuar opozitën të jetë e qetë e të mos provokohet nga askush. Presidenti thekson më tej se bashkë me Idrizin kanë shprehur bindjen se kryeministri Edi Rama do reflektojë deri të shtunën.

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.
Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.
Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, deklaron Meta.

Meta Idrizi
Meta Idrizi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb