MAQEDONI– ‘Nuk planifikoj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nuk pranoj qeveri kalimtare për zgjidhjen e krizës politikë në Maqedoni.’- ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, gjatë një tubimi.

Lidhur me aferën e përgjimeve ai u zotua për një dialog politik dhe zgjidhje ligjore në baza parimore dhe korrekte.

Në fjalimin e tij, i cili zgjati më shumë se një orë, para militantëve të partisë së tij, Gruevski foli për projektet qeveritare si dhe paralajmëroi investime të reja direkte që do të gjenerojnë 4,5 mijë vende të reja pune.

Pasi i hodhi poshtë kërkesa e liderit opozitar Zoran Zaev për largimin e prokurorit publik dhe drejtorit të Televizionit të Maqedonisë, ai tha se koncepti për qeveri kalimtare është i mundur dhe i realizueshëm, por pa VMRO-DPMNE-në.

Më tej Gruevski tha se ndihet i fuqishëm për faktin se ka mbështetjen e fuqishme tek populli.

“Ne gjithmon kemi konsideruar dhe jemi mbështetur tek forca e popullit. Populli është ai që jep legjitimitetin dhe vendos se kush do të qeverisë. Formimi i qeverisë kalimtare do të ishte një precedent që mund të nxisë konflikte brenda partive”, theksoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: