Të ftuarit e pjesës së fundit të programit “A Show” në News 24 ishin: gazetarja Lindita Çela, poeti Alban Bala dhe Kryetari i LDE, Arian Galdini.

Temë e bisedës mes tyre ishin padiskutim vendimet më të fundit politike, ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta dhe nisma e socialistëve për ta shkarkuar këtë të fundit.

Lindita Çela: Jemi në atë pikën ku unë nuk mendoj që jam krenare që jam shqiptare. Kam kuriozitet të di si do jetë mekanizmi për të dalë tek marrëveshja e radhës. Ndoshta s’do jetë darkë ngjalash. Gjithsesi presim si do të jetë forma.

Alban Bala: Më duket si një retorikë sportive. Akti i Presidentit pro shqiptar, ose tipik shqiptar, ndërtoi një pronësi logjike mbi atë që ndodh. Ne të gjithë jemi të ngarkuar me informacion, por për ta tjerrë këtë leshin në triko është shumë e vështirë. Doli edhe Basha në orën 17:00 dhe e quajti një bllof ato që po bën Rama, ndaj e them këtë. Jam me mendimin se klubi i plackaxhinjve politikanë është duke marrë çdo gjë tonën.

Arian Galdini: Kam ardhur me mëngë të shkurtra sot dhe e kam problem të flas për Presidentin. Pjesa më e vështirë që kam është të deklarosh pro shqiptare atë që politikanët e quajnë si vakt. Konsumojnë mbledhje Kryesie, mbledhje partie dhe pastaj vjellin mbi ne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb