TIRANË

Ka përfunduar takimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me partitë e vogla, aleate të Partisë Demokratike. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta. Pesë kryetarët e partive të vogla kanë hyrë në Presidencë për të biseduar me Kreun e Shtetit për situatën politike. Në takim moren pjesë Kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PAA-së, Agron Duka, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.

Mësohet se pesë aleatët e Bashës, do t’i paraqesin Presidentit Meta, platformën e prezantuar për marrëveshje kushtetuese, për të iniciuar një konsensus të gjerë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Sipas kësaj marrëveshjeje këto parti nuk janë regjistruar në zgjedhje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasditen e djeshme kreu i PD Lulzim Basha takoi aleatët e tij për rreth 60 minuta në selinë e PD. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit pët takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb