Nga ARTAN FUGA

Zgjidhje e krizës për zgjedhje të lira?
Duhet një qeveri dhe ligj zgjedhor që të mos plotësonte as ndonjë ëndërr opozitare për t’i marrë zgjedhjet në tavolinë qysh më parë, dhe po ashtu të mos lejonte forcat qeveritare të bënin presion mbi gjynahqarët për t’ua marre votat si përherë me përdhunë.

Është e mundur? Po, si jo! Krejtësisht!
Me një fjalë duhet një qeveri që edhe opozita të thotë për të se është teknike, pra se ja ka arritur qëllimit dhe shumica të thotë hohoho, nuk çeduam para kërkesës për qeveri teknike, pra të pretendoje se qeveria e re që do të vinte nuk do të ishte teknike.

À është e mundur? Krejtësisht e mundur! Por kjo do të kërkonte të mendohej me logjika të tipit ‘continuum’ dhe jo të tipit aristotelian, me pole logjike përjashtuese.

Por këto logjika ‘continuum’ universitetet shqiptare nuk i njohin, tradita jo e jo, politika është larg tyre, analistët, eh analistet… Po thoni o njerëz se ju ndihmojmë ne universitaret, ua japim zgjidhjen gati në tavoline, pse robtoheni, robtoni Shqipërinë, na lodhni kot!

Mos hezitoni a derëbardhë! Tani, sepse pas dhjete ditësh e ka marrë ferra uratën! Nuk doni? Si të doni!
Por, mos thoni pastaj: Perse nuk na thatë? Kriza politike është më së pari krizë logjike!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb