Kur e gjithë politika ‘zien’ nga zhvillimet, ku kryefjalë e debatit është bërë ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta priti në një takim Bamir Topin. Ky i fundit u paraqit në Presidencë në orën 18:00, ndërsa takimi zgjati afro 40 minuta. Presidenca ka publikuar disa pamje nga takimi kokë më kokë mes dy presidentëve, të cilët kanë diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes së krizës institucionale.

Kujtojmë se dje Meta priti në një takim ish-presidentin Sali Berisha, në lidhje me atë që ai e cilësoi ‘situatë dramatike’.

Ishte Meta që ftoi në takim si fillim krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ish-presidentët e vendit, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa theksonte në ftesë se vendi ndodhet në një situatë dramatike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb