Ballkani ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit. Qytetarët demonstrojnë në kryeqytetet e Malit të Zi, Serbi dhe Shqipëri, me qëllim përmbysjen e mazhorancave politike në pushtet, të udhëhequra nga Milo Gjukanoviç, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama.

Nën drejtimin e shoqërisë civile apo opozitës, njerëzit thonë se protestojnë kundër korrupsionit, shtypjes së demokracisë, lirisë së medias dhe lidhjeve të qeverive me krimin e organizuar.

E përbashkëta e trekëndëshit të këtyre vendeve është se autoritetet nuk tregojnë gatishmëri për të përmbushur kërkesat e protestuesve dhe deklarojnë se nuk do të lëshojnë pe.

Megjithatë historia jo shumë e largët na kujton se protestat dhe pakenaqësia popullore e lëkundin pushtetin.

Kthehemi pas në kohë në vitin 2015, kur në Greqi për shkak të krizës finnaciare dhe masave shtrenguese që sollën edhe përplasje politike, Aleksis Cipras shpalli zgjedhje të parakohshme rreth 7 muaj pas fitores se janarit 2015. Ato u zhvilluan vjeshtën e vitit 2015 dhe ai u shpall sërish fitues.

Një vit më vonë në Serbi edhe Presidenti Vuçiç iu dorëzua presionit dhe pranoi zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, Serbia kishte nevojë për stabilitet që të ishte e gatshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Më 24 prill 2016 serbët iu drejtuan kutive të votimit, nga ku fitues doli serish Vucic.

Edhe ne Maqedoni, në vitin 2016 u mbajtën zgjedhje të parakohshme. Ato u zhvilluan me 11 dhjetor 2016, ndërkohë që ishin parashikuar te mbaheshin me 24 prill. Ky zhvillim erdhi pas ndërhyrjes se Bashkimit Europian per ti dhene fund protestave kunder qeverise se kryeministrit Nikolla Gruevski. Protestat u nxiten nga skandali i përgjimeve ku ishin te perfshire politikane te larte dhe zyrtare te qeverise maqedonase.

Në Shqipëri ka kohë që nuk ka patur zgjedhje të parakohshme dhe ato janë zhvilluar kur përplasjet politike dhe sociale në vend kanë qenë në kulmin e tyre. Sot Shqipëria është në një krizë politike, dhe zëra nga e djathta flasin për përplasje të re që do të sillte zgjidhjen, ndërsa qeveria me qetësi vijon të argumentojë se gjerat po shkojnë në rrugën e duhur.

Kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë disa shembuj demokracie për sjelljen në raport me krizat dhe pakënaqësitë popullore. Se cilin prej tyre do të zgjedhë, këtë do ta provojë koha, dhe 30 qershori është prova e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: