Kohëve të fundit u përfol shumë për një krizë në çift mes moderatores së njohur italiane, Dileta Leotta dhe portierit gjerman, Loris Karius. Për t’u përgjigjur thashethemeve ka menduar vetë Leotta, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shuar të gjitha dilemat.

“Familja ime e bukur”- shkruan ajo, përkah postimeve, ku shihet duket festuar krishtlindjet me partnerin dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Çifti janë martuar në qershor të këtij viti dhe kanë një vajzë të pagëzuar me emrin Aria.  Pas përfundimit të festave të fundvitit, bukuroshen e DAZN do ta shikojnë përsëri në ekran, pasi Serie A zbret në fushë me datën 4 janar.

E cilësuar si një nga vajzat më seksi të ekranit italian, Leotta numëron 9.1 milionë ndjekës, ndërsa preferon të ndjekë vetëm 412 prej tyre.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb