Pa para dhe pa një fushatë blerjesh, Man.City po përjeton krizën më të thellë që nga koha kur “qytetarët” kaluan në pronësi të sheikëve saudit. Të gjendur përpara një procesi gjyqësor ku akuzohen se kanë shkelur 115 rregulla të “Fair Play Financiar”, Man.City të krijon përshtypjen se nuk janë më me mendjen në fushë.

Kjo është vetëm një alibi, një tjetër mbase më serioze është mungesa e një lojtari si Rodri, fitues i “Topit të Artë” dhe jashtëzakonisht thelbësor për skemat e Pep Guardiola-s. Alibia tjetër, nëse mund të quhet e tillë ishte e ardhmja e trajnerit, Pep Guardiola, por kjo dilemë mori fundit pak ditë më parë ku klubi dhe tekniku spanjoll vendosën të zgjasin bashkëpunimin deri në 2027.

Ndaj Tottenham, City pësoi humbjen e pestë radhazi, një humbje e thellë 0-4 brenda në “Etihad” duke shuar çdo alibi. Ndryshe nga mediat dhe opinioni, Pep Guardiola nuk u përpoq të gjente alibi pas kësaj humbje:

“Në tetë vite nuk kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta përjetojmë këtë moment dhe ta kalojmë duke fituar ndeshjen e radhës. Do të rikthehemi, do të bëjmë këtë, të jeni të sigurt”, u shpreh Guardiola.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb