ZAGREB – Ish-deputeti kroat, Branimir Glavas u arrestua sot në Osijek, pasi akuzohet për krime lufte. 58-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij dhe më pas u transferua në një burg në Zagreb, me urdhër të Gjykatës së Lartë kroate, e cila theksoi se ai mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të prishë provat për sa i përket çështjes së tij.

“Glavas që prej mbërritjes së tij në burg nisi një grevë urie për të protestuar kundër shkeljes të të drejtave të njeriut”, -njoftoi televizioni kombëtar kroat. Branimir Glavas u rikthye në Kroaci në fillim të muajit shkurt, pasi u la i lirë përkohësisht në Bosnje, pas anulimit të gjykimit të tij për procedim të gabuar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: