Kroacia ka arritur të triumfojë në Lisbonë përballë Portugalisë vendase me shifrat përfundimtare 1-2. Takimi ishte thjeshtë miqësor, me qëllim përgatitjen e kombëtareve për në Kampionatin Europian që do të startojë më 14 qershor.

Sfidën e zhbllokoi Luka Modriç, ku falë ekzekutimit në mënyrë perfekte të një penalltie arriti të kalonte të tijët në avantazh, rezultat që do ta mbronin gjatë gjithë pjesës së parë. Me të filluar e dyta portugezët kundërpërgjigjen me Diego Zhotën, ku me portën e boshatisur kthen baraspeshën në minutën e 48-të. Golin e fundit, dhe atë që i dha fitoren Kroacisë e shënoi Budimir në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Kroacia i fut “frikën” ekipeve të tjera në Grupin B, ku ndër ta është edhe Kombëtarja shqiptare, sepse mos të harrojmë që Portugalia është një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kampionatin Europian, dhe përveç se sot e mundi me rezultat, por edhe me lojë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb