KROACI- Në Kroaci nesër mbahen zgjedhjet e përgjithshme, që disi kanë mbetur nën hijen e krizës së migrantëve, pasi më tepër se 300 mijë azilkërkues kanë kaluar nëpër këtë vend, prej gjysmës së shtatorit, në rrugën e tyre për në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

Ka vlerësime se nëse në zgjedhjet e nesërme fitojnë konservatorët, atëherë mund të ndërmerren masa tejet të ashpra kundër migrantëve, që kalojnë nëpër Kroaci, transmeton rel.

Opozita në Kroaci, Unioni Demokristian, që e udhëheq Koalicionin Patriotitk, i përbërë prej nëntë partive, i ka akuzuar Socialdemokratët në qeveri se janë shumë të butë ndaj migrantëve.

Unioni Demokristian ka kërkuar masa të ashpra, siç është angazhimi i ushtrisë dhe ndërtimi i mureve në kufirin me Serbinë, prej nga hyjnë pjesa më e madhe e migrantëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: