Media kroate “24 sata” ka publikuar një shkrim para ndeshjes Kroaci–Shqipëri, e cila luhet nesër në orën 15.00 në kuadër të Euro 2024.

Kroacia e ka nisur keq Euro2024, duke humbur 3:0 ndaj Spanjës dhe Shqipëria pësoi humbje 2:1 nga Italia.

“Shqiptarët në Kroaci: Kroacia është në zemrat tona, Shqipëria në kokën tonë”, është titulli i medias kroate.

“Çiro Blazheviç është një legjendë mes nesh shqiptarëve.

Më kujtohet kur u tha lojtarëve të Prishtinës: ‘Nëse nuk dini të gjuani mirë, gjuani gjithmonë në portë’, na thotë Shaip Ziberi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb