ZAGREB – Kroacia i kërkoi sot drejtësisë ndërkombëtare të rikthejë vendimin e saj për lirimin e përkohshëm të ultranacionalistit serb, Vojislav Sheshel, në pritje të një verdikti në procesin e tij, ku u shpall fajtor për krime lufte gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në vitet ’90.

Në një deklaratë të miratuar me unanimitet nga disa deputetë të pranishëm, parlamenti kroat shprehu pakënaqësinë e thellë për vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY) për lirimin e Sheshel.

Gjatë konfliktit në Kroaci (1991-95), Partia Radikale e Vojislav Sheshelit ka mbledhur një numër të madh vullnetarësh që janë bërë përgjegjës për vrasjet, gjë që ka shtyrë drejtësinë ndërkombëtare të shpallë fajtor Sheshelin.

Përveç të tjerave, lideri ultranacionalist mbështet krijimin e një ”Serbie të Madhe” që përfshin territore të rëndësishme të Kroacisë.

Lideri ultranacionalist u rikthye në Serbi në mes të muajit nëntor pas 12 viteve në një burg të TPIY, ku u gjykua për krime lufte.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb