Kanë mbetur edhe 24 orë nga afati final i publikimit të listës paraprake të lojtarëve që do të grumbullohen për të qenë të gatshëm në Botëror dhe Kroacia është bërë skuadra e parë që e ka bërë publike.

Ashtu siç pritej nuk ka patur surpriza, por në listën paraprake janë të grumbulluar 35 futbollistë, ndërsa në fund mundësinë për të nderuar kombëtaren kroate do ta kenë vetëm 23 lojtarë.

Bie në sy se në këtë listë dominojnë futbollistët nga “Seria A”, 7 nga 34 vijnë nga ky kampionat.

Portierë (4): Danijel Subasic (Monaco/FRA), Lovre Kalinic (Gent/BEL), Dominik Livakovic (Dinamo Zagabria), Karlo Letica (Hajduk Spalato).

Mbrojtës (12): Vedran Corluka (Lokomotiv Mosca/RUS), Domagoj Vida (Besiktas/TUR), Ivan Strinic (Sampdoria/ITA), Dejan Lovren (Liverpool/ENG), Sime Vrsaljko (Atletico Madrid/ESP), Josip Pivaric (Dinamo Kiev/UKR), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen/GER), Matej Mitrovic (Club Brugges/BEL), Borna Barisic (Osijek), Zoran Nizic (Hajduk Spalato), Duje Caleta-Car (Red Bull Salisburgo/AUT), Borna Sosa (Dinamo Zagabria).

Mesfushorë (8): Luka Modric (Real Madrid/ESP), Ivan Rakitic (Barcellona/ESP), Mateo Kovacic (Real Madrid/ESP), Milan Badelj (Fiorentina/ITA), Marcelo Brozovic (Inter/ITA), Marko Rog (Napoli/ITA), Mario Pasalic (Spartak Mosca/RUS), Filip Bradaric (Rijeka).

Sulmuesë (8): Mario Mandzukic (Juventus/ITA), Ivan Perisic (Inter/ITA), Nikola Kalinic (Milan/ITA), Andrej Kramaric (Hoffenheim/GER), Marko Pjaca (Schalke 04/GER), Ante Rebic (Eintracht/GER), Duje Cop (Standard Liegi/BEL), Ivan Santini (Caen/FRA).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb