​KROACI – Duke filluar që sot, mijëra kroatë të varfër do të përfitojnë nga një dhuratë e pazakonshme e qeverisë kroate. Atyre do t’iu fshihen të gjitha borxhet publike që kanë pasur deri më tani duke përfshirë, energjinë, ujin, mbeturinat, tatimet e shtëpisë etj.

E quajtur si “Fillim i Ri”, Qeveria dëshiron që të ndihmojë mbi 317 mijë kroatë të cilëve llogaritë bankare u janë bllokuar si pasojë e borxheve të tyre, njoftoi Zëri.info.

“Atyre do t’iu jepet një rast i ri për një fillim të ri pa borxhe”, tha Zv./Kryeministrja e këtij vendi, Milanka Opacic.

Kroatët, të cilët do të përfitojnë nga kjo “dhuratë” duhet që borxhin e tyre të mos e kenë më të lartë se 5 mijë euro dhe pagat e tyre jo më të larta se 140 euro.

Ata po ashtu nuk duhet të kenë llogari bankare me para. Ky projekt pritet t’i kushtoj qeverisë kroate mbi 300 milion dollarë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb