KROACI- Jo gjithmonë motrat janë të dashura me njëra-tjetrën, shpesh herë hyn në mes një mashkull që e përçan këtë lidhje të fortë. Ndjenjat e xhelozisë shkojnë deri aty sa motrat dhunojnë njëra-tjetrën. Pikërisht kështu ka ndodhur me motrat binjake Sara dhe Dijana Grkoviç. Vajzat 22-vjeçare janë zënë, madje kanë përdorur edhe thikën e kuzhinës. Zënka ka përfunduar kur Dijana ka humbur ndjenjat pasi e motra e ka qëlluar me thikë në fyt.

Sara dhe Dijana Grkoviç janë të njohura në zonë për xhelozinë që kanë ndaj njëra-tjetrës dhe kjo nuk është hera e parë që zënka e tyre përfundon në dhunë.

Miqtë dhe banorët e Rijekës së Kroacisë, ato i quanin “Motrat Kardashian”, duke i krahasuar me amerikanet që kanë marrë famë ndërkombëtare.

“Sara e urrente Dijanën, sepse mendonte se vetëm ajo ishte e bukur dhe e popullarizuar. Por edhe Dijana mendonte si Sara”, ka thënë një shoqe e të dy motrave binjake.

Shoqja e përbashkët ka treguar se të dy motrat janë të dashuruara me të njëjtin mashkull kjo mund të jetë arsyeja e zënkës së tyre.

Fatmirësisht pas sherrit me thika Dijana ndodhte në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndryshe nga motrat Kardashian që bëjnë jetë luksoze në Amerikë, binjaket kroate jetojnë në një lagje të varfër të Zametit, të qytetit bregdetar të Rijekës. Të gjitha të ardhurat Sara dhe Dijana i shpenzojnë për veshje, grim që të duken sa më mirë në rrjetet sociale.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb