KROACI

Një qytetar i Kroacisë, Tomislav Lubenjak ka arritur të futet në librin e rekordeve Guinness. Ai ka shtyrë  një automjet 730 kg në distancën prej 100 kilometrash.

Kroati arriti ta përshkonte distancën prej 100 kilometrash për 17 orë, ndërsa turistët dhe qytetarët e ndryshëm nuk kursyen duartrokitjet për të.

Tashmë kroati ka zënë vend në librin e rekordeve Guinness, ndërsa mori shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb