Nënkryetari i PD Edi Paloka ka publikuar një fotografi të lajmeve më të fundit të kronikës së zezë.

Paloka shkruan se vrasësit, përdhunuesit dhe hajdutët e shtëpive që kapen përditë janë të duhurit për Edi Ramën dhe Rilindjen. Sipas tij, Rama dhe krimi nuk mund të bëjnë dot bashkë pa njëri-tjetrin, pasi ai ka vendosur deputetë e kryebashkiakë vrasës, përdhunues e kriminel të njohur.

  • foto galeri

Postimi i Edi Palokës:

Kronika e zeze si database e “rilindjes”. Ne cdo lajm lexon CV e nje bashkepuntori te Rames!

Eshte e pamundur te ndjekesh kroniken e zeze e mos shohesh Ramen! Cdo dite e ne cdo lajm do kete o nje deputet, o nje kryebashkiak o nje funksionar te larte te Rames …

Sot, pershembull, eshte arrestuar nje perdhunues (nje te tille Edvini e emeroi kryetar bashkie); nje hajdut shtepish (Rama e kishte nje ne listen e deputeteve); nje trafikant femrash (edhe kete kategori Edi Rama e beri deputet).

Nese sot do te ndodhe ndonje vrasje (siç kane ndodhur rendom kete muaj) , do kapej ne vendet fqinj dhe ndonje trafikant droge ( se ne Shqiperi , Lleshi kap fshataret) lista e bashkepunetoreve politike te Rames do te behej e plote.

Ai nuk ka jete politike pa krimin. Jane bashke ne rrembimin dhe ushtrimin e pushtetin . Pushteti dhe parate e zeza jane nyja gordiane qe mban lidhur Ramen dhe krimin . Kjo nyje duhet keputur dhe do keputet perndryshe fatkeqesite nuk do rreshtin per shqiptaret.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb