Gazetari Bashkim Hoxha, shkrimtar e dramaturg botoi për 65-vjetorin e tij të lindjes “Kronikat e mjegullës”, një roman që trajton histori, por nuk është historik. Hoxha sjell një vështrim ndryshe të historisë sonë, përmes historive të thjeshta njerëzore ku personazhet historik që ne kemi janë sfondi i jetës së njerëzve të thjeshtë.

I zhdërvjellët dhe i pazakontë, historia e shekullit të 20 rrëfehet nga Bashkim Hoxha, me mjeshtëri, guxim e pa droje për të shembur idhujt. Autori luan me fjalën, idenë, gjuhën e zgjedhur, mjetet rrëfimtare ku dominon ironia. Përmes historive njerëzore që trajton, romani kapërcen kohët dhe kthehet në një ftesë të hapur për të rishkruar historinë e shpërndarë mjegullën që e rrethon atë.

Këtë të premtë shkrimtari e promovoi librin në Teatrin Kombëtar  Eksperimental, mes miqsh, botuesish dhe dashamirës të librit. Vetëm një ditë më pari, ai zgjodhi ditën e të dashuruarve dhe qytetin e lindjes, Durrësin, për të prezantuar “Kronikat e mjegullës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb