Nga Agron Gjekmarkaj

Bash atëherë kur pas festes së Partisë ku babami Gramoz, xha Temja, xha Namiku, Teto Arta e të tjerë takuan Babon dhe filizat e rinj e të gjithë po i gezoheshin nisjes për në Gjermani kur një ndalesë e detyruar si mort prishi qejfe e humore qamet. E kishte thënë Toni që vetë është mjaft i gezuar të cilin e krahasojnë me Pali Misken madje edhe Ermua që kendellet kur i kujtojnë ngjashmeritë me Lenkën se Geget në partinë e tyre pos Muhoasllanit që mbetet shembull besnikerie për tu ndjekur, kanë qënë gjithmonë trazovaçe e me hile. Ja shiko Zef Malen, Tuk Jakovën, Fadil Paçramin e Gjin Markun edhe pse komunistë me të futur ja patën Komandantit derisa ai i sosi.

Ditmiri i cili ndryshe nga Tezja dhe të tjerë madje edhe nga Tigrushi nuk u rehabilitua më qëkur nuk hypi në makinën Papale. Ani pse njëherë ngarkuar mbi një zetor me shalqinj ju dha mundësia për reflektim e autokritikë në kongres nuk diti që mundësinë ta kthejë në prokopi. Ai shfaqi dilema dhe pasigurira që nuk i kanë aspak hije. Pardje ai zukati përsëri me një palo shkrim i cili duhej të ishte pikë kthese nën dritën e zhvillimeve dhe të marrëdhënieve të konsoliduara që Babo ka me Europën!

Ai bënte pyetjen e poshtër “Kush do drejtojë Europën kur atë tanimë e di i madh e i vogël. Rendën për të blerë gazetën, Klosi, Damua, Nikua, Tezja, Dilua e shumë të tjerë të sigurtë që do gjenin aty përgjigjen e shkurtër, atë të duhurën por oh jo. Letra u ra nga dora, zemrat rrihnin nga zemerimi, fytyrat u zverdhen, fjalet u shuan, kembet u keputen. U ndien pjesë të një komploti. U kishte thënë Ismet Beqiri dijet e teperta janë fukarallek. Po ashtu Baftua te cilin jeta e ka mesuar që kurioziteti të bëhet gropë para këmbeve, u tha zor se harami behet hallall! Por jo u bënë pjese e mekatit. Babo e mori vesh. Nuk i thirri po gjetën një sebep e shkuan vetë. Heshtja si mynxyrë nuk po thyhej. Ai nuk po fliste i la një copë herë të kullonin djersë.

Kokën e drejtoi nga Niko i cili pas një belbëzimi të parë e qeroi zërin. Ai tha “unë nuk e bleva gazetën, por shkova të shoh kush e merr! Unë të gjithë ata që thyejnë vijën e partisë i bëj hasha, e kam dëshmuar me Vangjon qe e kisha mik per koke. Sikter e bëra. Ky Ditmari gjithmonë s’më ka pëlqyer se thoshte ca gjëra që nuk i kuptoja në ishin per mirë apo per keq, me prishte gjakun”! Pas tij Klosi tha “unë vetëm ‘Kurbanin’ kam lexuar edhe pse kishte ca fjale të vështira punova me fjalor. Frazat e gjata mi ka shpjeguar Mamica se ajo mbahet në partinë tonë si e fjalës. Nuk e di ç’pata që rashë në yshtje. Këto shkrimet e gjata me japin dhembje koke. Mendova që gjëja do që shkurt, pyetjes kush do drejtojë Europen si timonier i madh pergjigja natyrale do qe Babo, kur ç’te shihja që sytë me plaçin…jo konservatore, jo liberal, jo Amerika jo tradita, jo filani jo fisteku. Nuk u besova syve. Mendova që je shumë zemergjegje që e mbajte gjarprin në gji gati 6 vjet”!

Tezja që i ndien më shumë se të tjerët hidhërimet i ngasherye një copë herë por ai po humbiste durimin dhe e mblodhi veten. “Unë tha e kam të shënjtë miqesinë dhe nuk pyes per interesa e karrierë para saj. Edhe pse udhezimi ishte që ndaj Ditmarit duhej mbajtur qendrim e leçitje une e telefonoja çdo natë nga e vona, rrihnim mendime, se thellë isha e bindur që ai do ndreqej nën shembullin tonë megjithese një ditë më thumboi , para apo pas Spakut më tha, po mendova helm rastesor, desh u zalisa e planda në rrugë kur pashë atë hata, askund emri i Babos në atë duhi me rreshta, falmë falmë. Shyqyr qe se lexoi Ikonomi se aty nuk ishte askund brandy, në këtë vapë do e kishte pisk”.

Vështrimet ranë mbi Damon po konsiderohej si kolaboracionist. Babua ngriti vetullat si për t’i thënë nxirre tënden?! “Nuk ka vënd më per autokritike tha meritoj ndeshkim! Nuk bën më punë as meshira jote, as një mundesi e dyte, asgjë asgjë, nuk kam parë pertej hundes sime, jam treguar leshko, jetova në iluzionin se ai do bëhej njeri do ngrihej në lartesine e Antonetes, Pranveres, do binte në perunjesinë e Ulsiut, do identifikohej me grinten e Beles, do merrte buzeqeshjen e qashter të Bores, gezimin e Tezes, miresinë e Taos, vemendjen e Pirdenit, përhumbjen mistike të Metës, baballëkllëkun e Gonxhes, habinë e Aniles, pleudarinë e Mamices, por oh jo… gjuha ju tha… i dhanë pak ujë….ai qënkesh me i zi se djalli, ai mohoi atë qe di gjithë bota, duke e lenë drejtimim e Europes në duar axhaminjesh”.

Babo u prek pikerisht kur rrufeja pritej dhe mbajti një fjalë mbresëlënëse “sinqeriteti juaj duhet të shtrihet mbi gjithë partinë, shokët t’i gjeni si vetja dhe ata të bëhen si ju”. “Po hymë në vit elektoral, na duhet bashkim. Them që duhen befasuar armiqtë. Ditmarit i duhet dhënë një mundësi. E caktojmë si këshilltar të Ciut, i japim të lexojë fjalimet e Dilos, Xhemalit, Baftos, Bujarit, Ismetit etj”. Po ato të miat dhe Etildes pyeti Klosi? “Ato jo se janë të thella dhe duan reflektim të gjatë”, “Roje i lëmë Çyrben për të parë në studion apo jo sa duhet, dhe nëse vë re që bën naze ndonjë çok kokës e di vetë ai”! Babo vazhdoi “nese nuk ka nihiliste e cmirëzinj si do dalloheshit ju si njerez me besim të fortë, si do ndahej e verteta që duket nga genjeshtra që fsheh, shapi nga sheqeri, gjenialiteti nga mediokriteti?”

Të ngartët nuk po kuptonin më asgjë! Mos Babua do e vërë në liste pyeti Blero?

Edhe nëse, tha Braçe, të 26-in si Xhafën e ve. Ky s’e ka Bashkinë e Tiranës nga pas dhe e ha, Babo del ai që është zemërmadhi që njohim, Ditmari mbetet cinguni që thyen enën e vet me helmet që nxjerr! Personalisht se mua nuk ma ka ndaluar Doktori ta takoj i kam thënë Ditmarit, nuk është kohë shkrimesh, kush jua pa hajrin, leri, mëso një zanat, bëhu këngëtar, dhe këndo sukave e kodrave për Babon dhe jetën e re gëzojmë sot! Nuk më dëgjoi teksa për vete jam duke e menduar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb