Toni Kroos pritet të largohet nga skuadra e Realit të Madridit për një eksperiencë të re në një kampionat tjetër.
Mediat në Spanjë raportojnë se mesfushori gjerman i ka kërkuar klubit largimin, pasi duket i bindur se e ka mbyllur ciklin edhe pse ka kontratë që e mban në Bernabeu deri në vitin 2022.
Nga ana tjetër presidenti Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane, nuk e kanë ndërmend të bëjnë rezistencë. Planet e Realit janë për të sjellë në ekip Paul Pogba dhe Cristian Eriksen për të zyvendësuar 29-vjeçarin në mesfushë.
Çmimi që Real Madridi i ka vënë lojatrit shkon deri në 60 milionë euro.
BalkanWeb