Toni Kroos, një nga  futbollistët që ka spikatur në Europë me paraqitjet e bëra ndër vite për Real Madrid dhe Gjermaninë, ka treguar këndvështrimin e tij për çmimet individuale të lojtarëve. Kroos, lë të kuptohet se futbolli është sport kolektiv, duke thënë se është kundër trofeve individual.

“Pa mbështetjen e ekipit, Toni Kroos nuk do të fitonte asgjë. Ndoshta një Toni Kroos është i nevojshëm në një ekip futbolli. Prandaj jam përpjekur gjithmonë t’i vendos bashkëlojtarët e mi në pozicionin ku japin më të mirën, që të mund t’i fitonim ndeshjet”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb