Me apo pa Carlo Ancelotti-n sezonin e ri, Real Madrid e ka të qartë projektin për të ardhmen, pikat ku duhet të ndërhyjnë gjatë merkatos së verës. Objektivi kryesor i presidentit Perez është gjeta e një zëvendësuesi për Toni Kroos, një pozicion që nuk arriti askush ta plotësonte, pavarësisht se italiani provoi disa lojtarë gjatë këtij viti.
Prej kohësh flitet që Perez ka përzgjedhur Rodri-n për këtë pozicion, për post Kroos, por kjo pistë u zbeh disi gjatë garës për “Topin e Artë”, trofe që Rodri e fitoi me Vinicius jr në finale.
Sport Bild shkruan se Real Madrid jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga Rodri, por gjatë verës do të tentojnë në çdo formë të bindin futbollistin e Man.City të transferohet në Madrid. Mesfushori spanjoll është ende në fazë riaftësimi, mungon prej një kohë shumë të gjatë, por ky fakt nuk pengon aspak madrilenët të nisin një fushatë për të bindur Rodrin.
Topi i Artë në fuqi është një lojtar me shumë klas dhe personalitet, madje në Angli mendojnë se mungesa e tij e nxori Man.City jashtë gare këtë sezon. Mbetet për t’u parë se çfarë mendon Rodri për një transferim të tillë në pjesën tjetër të Madridit pasi është një lojtari i cili ka dalë nga Atletico.
(BalkanWeb)