Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus vitin e kaluar i bëri të gjithë të lumtur, sipas mesfushorit të Real Madrid dhe ish-shokut të ekipit Toni Kroos. Madridi humbi golashënuesin e tij gati 12 muaj më parë në një marrëveshje që do të kushtonte më shumë se 100 milion euro dhe Los Blancos do të kalonin një kampionat të vështirë në sezonin e tyre të parë pa atë.

Gjigantët spanjollë përfunduan të tretët në LaLiga pasi nuk arritën të mbushnin boshllëkun e mbetura nga largimi i Ronaldos, por Kroos tregon arsyet se përse fituesi pesë herë i Topit të Artë u largua.

“Ishte e çuditshme të humbisje dikë si Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur shumë ndeshje me golat e tij”, tha ai për Bild. “Transferimi i tij, megjithatë, i bëri të gjithë të lumtur. Ai donte një përvojë të re dhe Real Madridi fitoi shumë para.”

Kroos gjithashtu përsëriti se ai synon të tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, kur skadon edhe kontrata katërvjeçare e nënshkruar në maj.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: