KRUJË- Një vajzë vetëm dy-vjeçare lufton po prej kaq kohësh mes jetës dhe vdekjes, për shkak të disa sëmundjeve nga të cilat vuan që prej ditës kur lindi. Nëna e të miturës, nga fshati Qerekë i Krujës deklaron se endet nga një spital në tjetrin që prej ditës së solli në jetë Xhensilën.

Ajo vuan nga një kompleks sëmundjesh, mes tyre epilepsia, e në kartelën mjekësore është diagnostikuar me infeksione të përsëritura pulmonare dhe deficit staturo ponderal.  Nëna e vajzës rrëfen për News24 se është shtruar mbi 20 herë në QSUT, e pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të shërohet.

Tashmë pa asnjë mundësi tjetër, komisioni ndërspitalor i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë që e mitura të dërgohet në një klinikë më të specializuar jashtë vendit, një shkresë që është dërguar 7 muaj më parë, por ende kjo gjë nuk ka ndodhur. Nëna e vajzës, Enkelejda Zenelaj apelon për ndihmë

Familja Zenelaj jeton në varfëri dhe e ka të pamundur të përballojë çdo lloj shpenzimi për shërimin e vajzës, 5 anëtarë të familjes, prindërit dhe 3 fëmijët jetojnë pa asnjë të ardhur, për shkak se të dy prindërit janë të papunë. Familja vë n♪7 dispozicion numrin 068 84 04 531 për ata persona që duan të japin kontributin e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb