KRUJE- Rreth 5255 rrënjë kanabis sativa të mbjella në një parcelë janë gjetur dhe asgjësuar në Krujë nga forcat e policisë. Bima narkotike u zbulua gjatë operacionit policor antikanabis të koduar “Larushk 2015”.

Nga kontrolli i ushtruar në parcelën e mbjellë me kanabis u gjetën edhe 2 armë zjarri.

Në vijim të operacionit, forcat e policisë së Krujës arrestuan 55-vjeçarin Isuf Tema, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjrerë, me inicalet A. T, 26 vjeç, dhe Y.T, 32 vjeç.

Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: