Sot u festua 80 vjetori i çlirimit të qytetit të Krujës, një nga ditët më të shënuara në 100-vjetorin e fundit dhe krijimin e brigadës të 23-të sulmuese.

Gazetari Julian Shota raporton për Balkanweb se Bashkia Krujë në bashkëpunim me Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut organizuan dhe përkujtuan këto dy ngjarje të mëdha historike.

Kjo ditë simbolizon jo vetëm fitoren për çlirimin e Krujës dhe të rrethinave të saj përreth, por edhe sakrificën dhe heroizmin e popullit krutan, që përballoi vështirësitë dhe vuri në rrezik jetën e tyre për lirinë e atdheut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: