KRUJË

Disa persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armëve kanë hyrë në banesën e shtetasit, Avdi Daka, 50-vjec, banues në Tapizë dhe prej aty kanë grabitur bizhuteri dhe një sasi parash. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka nisur punën për identifikim dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

“Më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në fshatin Tapizë, Krujë, në  banesën e shtetasit  A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njofton polcia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb