Policia e Krujës po punon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Sh.Xh., 32 vjeç banues në Kosovë.

32-vjeçari me anë të një mashtrimi ka marrë automjetin e shtetasit B.M., dhe nuk ja ka kthyer më.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti i shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M. Në vijim të veprimeve në bashkëpunim dhe me Policinë e Kosovës është gjetur dhe sekuestruar automjeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: