FUSHE KRUJE

Në fshatin Halilaj të Fushë Krujës është mbyllur edhe gropa e fundit e furrës gëlqerore nga 26 që u mbyllën në total ne kete zone.

Kjo përkon me fundin e aksionit nga IKMT-së për mbylljen e guroreve që kishin  kafshuar pa mëshirë malin e  Krujës dhe furrave të gëlqeres që digjnin goma makinash, mbetje plastike dhe lekure duke shkaktuar tym toksik dhe probleme shëndetësore tek komuniteti.

Në krye te operacionit, Ministri i mjedisit Blendi Klosi tha se ështe e pafalshme që zonat e mbrojtura dhe ato turistike të vazhdojnë të dëmtohen teksa shtoi se kush rihap sic kanë tentuar biznesin e guroreve apo furra gelqerore do të penalizohen. Ndëshkime do të ketë edhe për inspektorët që do mbyllin sytë para shkeljes se ligjit.

Biznesi i guroreve në malin e Krujës do të zhvendoset, për këtë minsitri Klosi i pyetur nga Neës24 tha se guroret nuk kanë më leje mjedisore dhe se po negociojnë me Ministrinë e Energjitikës për zhvendosjen e bizneseve në zona të tjera.

Klosi  tha se inspektorët e mjedisit dhe ata të zonave të mbrojtua do të vijojnë të evidentojnë furra gëlqerore në mbarë vendin që janë ngritur në shkelje të ligji, ndërsa kërkoi ndihmën e qytetareve për të informuar në rast se shikojnë që pronarët e guroreve ose furrave gëlqerore rihapin biznesin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb