KRUJË- Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të qytetit të Krujës, duke protestuar kandidatin e Partisë Demokratike Hamdi Pasha. Qytetarët dhe simpatizantët kundërshtojnë kandidimin e Hamdi Pashës për kryetar bashkie, pasi sipas tyre ai është nga fshati Thumanë dhe nuk ka asnjë lidhje me qytetin e Krujës.


Qytetarët shprehen se duan kandidat vendas, pasi qytetit nuk i mungojnë njerzit e formuar dhe intelektualët, ndërsa nuk e shohin të arsyeshme kandidimin e një personi nga një fshat tjetër.

Më tej ata shprehen se kandidati i PD-së dhe ai i PS-së janë kushërinj me njëri-tjetrin,ndërsa po bëhet një lojë politike me zgjedhjen e tyre. Qytetarët shprehen se do të vijojnë protestat nëse nuk ndryshon kandidati i PD-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb