ELBASAN

Ndërsa numërimi i votave të 30 qershorit të këtij viti u mbyll brenda 48 orëve, kryetarët e rinj të shtatë bashkive në Qarkun e Elbasanit do të shkojnë në zyrë në fillim të muajit Gusht 2019.
Kjo vonesë ka ndodhur sepse shpallja e rezultateve për çdo bashki duhet të kalonte më parë në Kolegjin Zgjedhor, por ankimimet dhe vota kundër e Klement Zgurit në shpalljen e rezultateve bëri që kryetarët e rinj të bashkive të mos shkonin në zyrë brenda Korrikut.

Paraprakisht çdo kryetar bashkie në Qarkun e Elbasanit ka konfirmuar fitoren pranë gjykatës së rrethit të Gjyqësor Elbasan, ndërsa KQZ nga ana e saj tashmë i ka shpallur një nga një fituesit e bashkive dhe sipas burimeve zyrtare të zgjedhurit e rinj në Qarkun e Elbasanit do fillojnë nga puna gjatë periudhës nga 1-7 Gusht 2019.

Në qarkun e Elbasanit në 1 Gusht do zhvillohet ceremonia e inaugurimit të kryebashkiakëve të Librazhdit, Belshit dhe Cërrikut si dhe do konstituohen këshillat e rinj bashkiakë të këtyre bashkive.
Një ditë më pas do vijohet me Përrenjasin, Elbasanin dhe Gramshit dhe në 7 Gusht Peqini. Në tri bashki, përkatësisht në Përrenjas, Cërrik dhe Peqin do ketë rotacion pushteti pasi gjatë katër viteve të shkuara këto bashki janë qeverisur nga LSI dhe PDIU.

Ndërsa në Belsh e Librazhd, Arif Tafani dhe Kastriot Gurra janë rizgjedhur kryebashkiakë, në Elbasan Gledian Llatja pason Qazim Sejdinin i cili e drejtoi këtë bashki për 12 vite radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb