Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi për tendera korruptivë.

Bardhi shkruan në një postim në rrjetet sociale se Bufi ka bërë një tender për karikimin e makinave elektrike, me vlerë miliona euro, që nuk është në dobi të asnjë qytetari, sepse mungojnë në qytet makinat elektrike.

Drejtuesi Politik i PD në Qarkun e Fierit shprehet se SPAK nuk duhet të heshtë, por të hetojë kryebashkiaken e Roskovecit.

Reagimi

Një zyrtar që nuk ka memorie për firmat e hedhura, ka shumë për të fshehur. Është rasti që SPAK-u t’i kthejë memorien kryetares së Bashksië së Roskovecit Majlinda Bufi për disa tendera “elektrizues”. Nëse ajo s’mban mend pse tenderat e saj kushtojnë shumëfish dhe s’i shërbejnë qytetit, është mirë që SPAK të mos heshtë! Korrupsioni lulëzon atje ku drejtësia mungon!

Screenshot 203
Screenshot 203

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb