Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi i është përgjigjur akuzave të LSI-së në një komunikim për News 24. Sipas saj, nuk është e vërtetë që do të shembet shkolla, por një pjesë e oborrit të saj do të merret për zbatimni e një projekti rruge, në të mirë të komunitetit.

“Nuk ka shembje godine, është vetëm një rrugë kalimi. Le të hetohet çështja, ka vetëm një projekt për zhvillimin e qytetit. Sa për murin rrethues ai është shembur dy javë më parë”,- tha ajo.

Zonja Bufi sqaroi se ka një vendim qeverie për shpronësimin e kësaj sipërfaqeje, në anën e pasme të godinës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb