SHBA

Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen emergjente shëndetësore, pas shpërthimit të fruthit. “Dua që të gjithë ta kuptojnë se sa serioze është kjo sëmundje dhe sa shpejt mund të përhapet ajo”, deklaroi De Blasio.

Kjo situatë përfshinë disa prej pjesëve të caktuara të Bruklin. Të gjithë banorëve të zonave të prekura iu është thënë që të vaksinohen ose përndryshe do të gjobiten, shkruan BBC. Kanë qenë 285 raste që janë prekur nga fruthi nga 30 shtatori i vitit të kaluar. Nga të infektuari 246 kanë qenë fëmijë, ka njoftuar komisionari shëndetësor, Oxiris Barbot.

Kjo është shifra më e madhe e të prekurve me fruth në këtë vend që prej vitit 1991.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb