Kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, gjatë një vizite në Bashkinë, e cila u rrënua gjatë protestës së mbrëmshme nga opozita, tha se ndërtesa nuk kishte pësuar kaq shumë dëmtime në 130 vitet e ekzistencës së saj.

“Janë të thyer xhamat tërësisht, gurë, të shtëna topash, fishekzjarre, kati përdhes është dëmtuar dhe ky kati i parë ku është salla e ceremonive ka pësuar dëmtime. Nuk e di nëse Bashkia ka pësuar ndonjëherë kaq shumë dëme në 130 vitet e ekzistencës së tij”, tha Gjuriq.

Ai ka deklaruar se kamerat janë thyer, kati përdhes i Bashkisë është prishur plotësisht dhe se në dysheme ka pasur shumë blloqe, tulla, pishtarë, të shtëna topash.

Gjuriç kërkoi nga policia dhe Prokuroria që të gjithë ata që morën pjesë, siç tha ai, në rrënimin e Novi Sadit dhe bashkisë në atë qytet, të ndiqen penalisht dhe të dënohen sipas ligjit sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas tij, shumica dërrmuese e njerëzve që kishin marrë pjesë më herët në tubim u tërhoqën kur panë se në çfarë po shndërrohej tubimi dhe një numër më i vogël mbetën të cilët vazhduan të shkatërronin Bashkinë.

Gjuriq tha se do të bëhet një vlerësim i tërë pasurisë që është shkatërruar dhe dëmtuar dhe do të ndërmerren procedurat e duhura ligjore kundër atyre që kanë shkaktuar dëmin.

Protestat kanë vijuar që pas shembjes së stacionit hekurudhor, ku mbetën të vdekur 14 persona ndërsa tre të tjerë janë ende në spital në gjendje të rëndë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb