FIER- Partia Demokratike e Fierit ka kallëzuar në prokurori kryebashkiakun Armand Subashi për abuzim me detyrën. Sipas kreut të PD së Fierit, Luan Baçi, bashkia e Fierit ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit kryesor të qytetit.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Fier, Subashi duke nisur nga shumë ankesa nga qytetarët tek dega e Partisë Demokratike Fier, por edhe si këshilltar të djathtë për punimet që bëhen në infrastrukturën në qytetin tonë dhe të fokusuar jemi tek prishjet selektive”, tha Baçi për mediat.

Bashkia e Fierit ka reaguar për kallëzimin nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor, i cili ka sqaruar se çdo prishje në zonë, është bërë sipas projektit urbanistik.

“Projekti që po realizohet për rehabilitimin e rrugës “Ramiz Aranitasi” është në zbatim dhe në këto kushte askush nuk mund të shprehet për prishje selektive kur ato ende nuk kanë përfunduar dhe janë në vazhdim. Konflikti personal mes komshinjve mund të zgjidhet në gjykatë dhe nuk mund të ndërhyjë bashkie”, tha ai.

PD ka akuzuar gjithashtu bashkinë e Fierit dhe për vendosjen e një gjobe 100 mijë lekë. Sipas demokratëve gjobën e morën për vendosje tabele pa leje, ndërkohë që ata kishin aplikuar për leje online. Në lidhje me këtë pretendim, Çako i PD-së thotë se aplikimi për leje është bërë pas vendosjes së gjobës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb