Dhimbje për familjen e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Vëllai i tij, Eduard Leli është ndarë sot nga jeta në moshën 53-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.


Mes shumë mesazheve të ngushëllimit ishte dhe ai i kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë inaugurimit të një lagjeje historike në Vlorë, ndau me të gjithë të pranishmit lajmin e keq. Rama teksa shprehu keqardhje për mospraninë e kryebashkiakut në takim, i shprehu atij dhe familjes ngushëllime.


Eduard Leli
Eduard Leli

“Më vjen keq që kryetari i Bashkisë nuk është këtu me ne, për shkak të humbjes tragjike të vëllait. Kam pasur mundësi që ta njoh personalisht. Ndaj duke u lutur që të prehet i qetë, i përcjell publikisht, përveçse e kam bërë edhe personalisht, ngushëllimet e mia më të ndjera Dritanit dhe familjes”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb