Hilmi Sen, kryebashkiaku i qarkut Baliseyh të provincës Kirikkale të Turqisë, ka ndërruar jetë në spital pas u qëllua me armë, njoftojnë mediat turke.
Në incidentin që ndodhi në distriktin Baliseyh, kryebashkiaku Hilmi Sen u qëllua nga një individ.
Sen, i cili u plagos rëndë, u dërgua në Spitalin Shtetëror Baliseyh. Nga atentati mësohet se janë plagosur edhe 3 persona që ndodheshin me kryebashkiakun.
Ka humbur jetën edhe shoferi i kryebashkiakut, Mikail Celikkol.
Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me ngjarjen. Ai u identifikua si i afërm i kryebashkiakut.
Personi i armatosur dyshohet të jetë nipi i kryetarit të bashkisë dhe thuhet se u tha oficerëve se ai e vrau kryebashkiakun për shkak se ai refuzoi premtimin e tij për ta punësuar atë.
Hilmi Sen, i cili u zgjodh kryetar bashkie nga Partia e Mirëqenies së Re, dha dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.
(A.A/BalkanWeb)