Me të marrë detyrën si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj ka emëruar drejtorët e rinj në disa prej drejtorive të Bashkisë më të madhe në vend. Kështu mësohet se ish-ministri i Mirëqenies Sociale, tashmë Kryebashkiaku i Tiranës ka emëruar Skerdi Drenovën në vend të Florenc Hoxhës si Drejtor i INUV apo Arli Naska si Drejtor i Tatimeve.

1. Taulant Tusha, Drejtor të Punëve Publike
2. Joni Baboci, Drejtor të Urbanistikës
3. Genc Kojdheli, Drejtor Projektesh
4. Skerdi Drenova, Drejtor i INUV

5. Arli Naska, Drejtor i Tatimeve

Mësohet se disa prej Drejtorëve të sipërpërmendur të cilët do shërbejnë si krahu i djathtë i Veliajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kanë punuar dhe më parë me të gjatë kohës që Kryebashkiaku i ri ishte ministër. Kështu Genc Kojdheli ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb